29 shtatori është Dita Botërore e Zemrës. Çdo vit, mbi 17.9 milionë njerëz vdesin nga sëmundjet e kardiovaskulare, që përfaqëson 32% të të gjitha vdekjeve globale.
Mjekja kardiologe Jorida Djamandi thotë se sëmundjet kardiovaskulare, janë shkaku i parë i vdekshmërisë në botë. Sipas saj është e nevojshme që në kuadër të kësaj dite njerëzit të ndërgjegjësohen për rrezikshmëritë që mund të kenë këto sëmundje.
“Dihet botërisht që sëmundjet kardivaskulare zënë vednin e parë për vdekshmërinë. Kjo ditë celebrohet për shkak të rrezikshmërisë së lartë. Një në dy shqiptarë dhe një dy persona në botë nuk e dinë që kanë një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare”.
Ajo ka disa këshilla se si mund të mbroni zemrën tuaj.
“Roli i mjekut qëndron në ndërgjegjësimin e njerëzve. Duke pasur një dietë të shëndetshme”.
Spitali Hygeia ofron paketën e kontrollit të zemrës me çmim preferencial. Në paketë përfshihen 4 ekzaminime bazë të cilat ndihmojnë në diagnostikimin e sëmundjeve kardiovaskulare./abc