DITA DERBY/ Futbolli shqiptar mban “frymën”, gati për spektaklin e Air Albania

Kampionati shqiptar rinisi ditën e premte pas ndërprerjes 2-javore për ndeshjet e Nations League. Me ndeshjet e tjera të përfunduara, skena i takon e gjitha derbit legjendar mes Tiranës dhe Partizanit. Në orën 19:00 fillon spektakli që mban të mbërthyer jo vetëm tifozët e dy ekipeve por edhe publikun e gjerë.

Në Air Albania skena i takon dy ekipeve që kanë rivalizuar për dekada me rradhë duke shkruar historinë e futbollit me lavdinë e tyre. Si Tirana dhe Partizani i kanë synimet e qarta për këtë sezon. Tirana kërkon të mbrojë fronin ndërsa Partizani kërkon ta ulet vetë aty. Të kuqtë janë në vendin e parë të renditjes me 12 pikë në 5 javë ndërsa bardheblutë në të pestin me 8 pikë por me derbin që mbetet për t’u luajtur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *