Dita do të nisë mirë por pjesën tjetër…/ Parashikimi i horoskopit për sot, shenja me fat

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Dita do të nisë mirë por pjesën tjetër nuk do të ketë surpriza interesante si në mëngjes. Në punë, këto ditë duhet t’i kushtoni vëmendje shpenzimeve.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Dita është paksa e rënduar, por romanca juaj do të shohë ndryshime në datën 17. Në punë, forca e ideve tuaja është në risi, ndaj mos u dorëzoni se një lajm i mirë vjen vitin e ardhshëm.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Mund të nisë dita me diskutime, por gjithçka do të marrë fund shumë shpejt. Në punë, nëse keni bërë kërkesë për një çështje të caktuar, mund të merrni përgjigje.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Për shkak të ndikimit të Venusit, do ta keni të vështirë ta jetoni dashurinë tuaj në qetësi. Në punë mund të pendoheni që nuk keni bërë zgjedhje drastike në të kaluarën.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në rast se po shijoni një histori dashurie, prisni gjëra të bukura në pasdite. Ndërsa një përgjigje vendimtare që mund të prisni në punë do të vonohet edhe për pak kohë.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Cdo keqkuptim që ka lindur ditët e fundit, do të zgjidhet të dielën. Ndërsa po mendoni për një ndryshim në punë, tani është momenti i duhur.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
E diela juaj mund të bëhet kaotike pasdite për shkak të ndikimit të Hënës. Në punë përfitoni nga kjo periudhë për të bërë zgjedhje të rëndësishme, mos hiqni dorë nga detyrat vetëm nga frika se mos bëni gabime.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Falë ndikimit të favorshëm të Hënës, mund të keni një takim të veçantë. Në punë, nëse planifikoni të realizoni një projekt, mos kini frikë nga fakti se të ardhurat nuk janë të mjaftueshme.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Hëna vazhdon të ketë ndikim të kundërt në marrëdhënien tuaj të dashurisë. Nuk është diçka serioze, por duket sikur asgjë nuk po shkon siç duhet, të paktën në mëngjes. Në punë, të dielën është më mirë të distancoheni nga të gjithë.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në dashuri, ndjenjat tuaja janë më të forta, më të qarta. Në punë intuitat tuaja do të jenë të drejta. Për disa projekteve që keni në mendje, ju mungojnë paratë.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri, Venusi në shenjën tuaj do të vijë vitin e ardhshëm, por takimet e momentit janë premtuese. Në punë kjo javë mund të sjellë disa përfitime, por gjithmonë kushtojini vëmendje parave.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Është një tjetër ditë kur duhet të përfitoni nga trendi i mirë i Hënës, sidomos në mëngjes. Në punë për ata që duan të mbajnë një fjalim me një person që ka rëndësi, data 17 do të jetë mirë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *