Kryeministri Rama ka deklaruar se në ditën e dytë të vaksinimit masiv, kanë marrë dozën e parë 20,414 qytetarë. Me anë të një postimi në ‘Facebook’, ai tha se procesi i vaksinimit masiv do të vijojë pa u ndalur, me qëllim që të kthehemi një orë e më parë në normalitetin e dëshiruar.
“Zemra mal DITA e vaksinimit masiv përfundon me shifrën e bukur, 20.414 vaksinime, në të gjithë vendin. Do të vijojmë pa u ndalur, për t’u kthyer një orë e më parë në jetën e dëshiruar”, shkruan Rama në Facebook.