Dita e Ashures, Presidenti Meta uron besimtarët bektashianë: Simbol i sakrificave dhe dinjitetit njerëzor

Besimtarë bektashianë kanë festuar Ditën e Ashures sot, e cila konsiderohet si dita më e rëndësishme për ta. Dita e Ashures cilësohet si dita e martirizimit të Imam Husejnit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë 1400 vite më parë dhe u vra së bashku me një numër të madh besimtarësh të tjerë për të shpëtuar fjalën e vërtetë të Zotit dhe Islamit.

Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët bektashinj, me rastin e Ditës së Ashures. Presidenti Meta shkruan se Dita e Ashures është simboli i sakrificave në emër të lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

“Urime të përzemërta për të gjithë besimtarët bektashianë dhe popullin shqiptar: Gëzuar Festën e Ashures, simbolin e sakrificave në emër të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe besimit! Shëndet të mirë dhe mbarësi në familjet tuaja!”, shkruan Meta.

Dita e Ashures, e cila rrjedh nga fjala “ashr”, që do të thotë dhjetë në arabisht, është një ditë e rëndësishme për sa i përket historisë së profetëve. Ajo përkon me ditën e dhjetë të muajit të parë Muharrem të vitit hixhri.

Sipas burimeve të hadithit, në këtë ditë ka shpëtuar nga përmbytja anija e Hazreti Nuhut dhe ngjarja kur profeti Musa kalonte nëpër Detin e Kuq dhe shpëtoi popullin e tij nga Faraoni.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *