Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka qenë i pranishëmn në Parkun Rinia, ku po festohet “Dita e baballarëve”.
Nëpërmjet një video-live, Veliaj tha se “Fëmijët janë qeniet më të shtrenjta për çdo prind, prandaj ata janë prioriteti kryesor në çdo investim në Tiranë”.
Sakaq, shtoi se baballarët mund të bëjnë çdo gjë dhe meritojnë të kenë një festë.
“Dua t’i uroj të gjithëve baballarëve gëzuar festën. Baballarët mund të bëjnë çdo gjë dhe meritojnë të kenë një fest. Si baba i ri që kam mësuar të ndroj palolinat, kam mësuar se një baba mund të bëjë çdo gjë që bëjnë dhe nënat. Unë jam rritur pa baba dhe e kam ndier përherë mungesën e tij. Sfida në këtë kryeqytet është të kuptojmë se ku i kemi prioritetet. Historitë personale duhet të na bëjnë të reflektojmë. Më vjen mirë që kemi një ligj edhe që mund të marrin lejen e lindjes, prindërimit. Nëse sot si topi i borës që e rrotullojmë dhe prindërimi do bëhet si orteg i madh, me virtyte”, tha ndër të tjera ai.