Sot Shqipëria feston 29 Nëntorin, 78-vjetorin e Ditës së Çlirimit.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur pikërisht duke uruar shqiptarët për këtë ditë të shënuar.
“Gëzuar Ditën e Çlirimit” shkruan Rama në një postim në rrjetin social “facebook” shoqëruar me monumentin “Nëna Shqipëri”.
29 Nëntori është dita kur përkujtohet largimi i ushtrisë naziste nga Shqipëria. Ndërkohë, këtë 28 Nëntor Shqipëria kremtoi 110-vjetorin e Pavarësisë.