Dita e Diasporës, Rama mesazh për shqiptarët që janë kthyer dhe kanë investuar në Atdhe

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka përshëndetur Ditën e Diasporës përmes një videoje, ku ka ndarë disa histori nga shqiptarët që janë kthyer nga emigracioni në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se shpreh përulje dhe respekt për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë, e po ashtu shpreh mirënjohje për plot të tjerë që janë kthyer në atdhe për të investuar.

“MIRËMËNGJES dhe në Ditën e Diasporës me përuljen plot respekt për të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë, po edhe me mirënjohjen e admirimin për plot të tjerë që janë kthyer në atdhe për të investuar dijet e fituara bashkë me kursimet në emigracion, duke u bërë shembuj frymëzues suksesi moral e financiar për ata që janë ende jashtë, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama.

j.l./ dita 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *