Presidenti i vendit Bajram Begaj ka ndarë një mesazh me rastin e Ditës së Evropës duke theksuar se duhet të shikojmë drejt së ardhmes që Shqipëria të jetë pjesë e BE.
Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ kreu i shtetit u shpreh se Shqipëria i përket Bashkimit Europian.
“Le të festojmë sot në Ditën e Evropës unitetin dhe paqen, vlera që Shqipëria i ndan me të gjitha vendet evropiane.
Ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, është e qartë se Shqipëria i përket BE-së për shkak të lidhjeve të saj kulturore, historike dhe politike me Evropën” – shkroi Begaj.