Dita e fundit si President! Ilir Meta mesazh shqiptarëve

Në ditën e fundit si President i Republikës, Ilir Meta jep një mesazh për shqiptarët, shoqëruar me një fotografi nga Presidenca me tre fëmijët e tij, ndërsa mungon bashkëshortja e Kreut të Shtetit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Në mesazhin e tij, Meta thekson se ishte nder dhe privilegj që të shërbente si Kryetar Shtetit në këto pesë vite, ndërsa uron më të mirat për vendin.

“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë. Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *