Dita e jetimëve/ Meta vizitë në Elbasan: Humanizmi dhe solidariteti njerëzor janë në themel të vlerave tona

Presidenti Meta ka vizituar jetimoren “Misionaret e Bamirësisë Motrat e Nënë Terezës” në Elbasan, sot në ditën e jetimëve. Përmes një thënie nga Nënë Tereza, Meta tha se nuk ka kuptim që dashuria të mbetet vetëm.

Ai ka falenderuar motrat për ndihmat e vyera dhe të pakursyera të dhëna për dekada për fëmijët pa kujdes prindëror të Elbasanit dhe jo vetëm.

“Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Nuk ka kuptim. Dashuria duhet të vendoset në veprim dhe ky veprim është shërbimi”. – Shën Nënë Tereza.

Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve vizitova sot jetimoren “Misionaret e Bamirësisë Motrat e Nënë Terezës” në Elbasan, këtë qendër të rëndësishme sociale, që prej 30 vitesh, ka vënë në jetë mesazhet e Shenjtores sonë dhe të gjithë njerëzimit, duke u shërbyer me dashuri dhe përkushtim fëmijëve të braktisur pas lindjes, atyre me probleme shëndetësore dhe me aftësi të kufizuara.

Duke i falenderuar me mirënjohje Motrat për ndihmat e vyera dhe të pakursyera të dhëna për dekada për fëmijët pa kujdes prindëror të Elbasanit dhe jo vetëm, i lumtur të ndanim së bashku vlerësimin se humanizmi dhe solidaritetit njerëzor janë në themel të vlerave tona si shqiptarë dhe se jo rastësisht ne jemi kombi i Shën Nënë Terezës”, shkruan Meta.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *