Dita e Pavarësisë/ Meta vizitë në Prishtinë, takim me figura të shquara të Kosovës

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka bërë me dije se ka udhëtuar drejt Prishtinës për të takuar Përparim Ramën, ish-Presidenten Atifete Jahjaga, familjen Rugova e shumë personalitete të tjera në përurimin e shtatores së profesor Anton Çetta, udhëheqës të pajtimtarëve të Kosovës dhe misionar i bashkimit të madh kombëtar.

Meta shkroi se flamuri jonë kuq e zi, e ka lavdinë tek vepra vetëmohuese e burrave e grave patriote që ashtu si profesor Çetta, janë dedikuar pa kushte dhe pa kufij në shërbim të atdheut, gjuhës dhe traditave më të mira shqiptare.

Postimi i plotë:
Kënaqësi e veçantë të gjendem sot në Prishtinë bashkë me kryetarin Përparim Rama, ish-Presidenten Atifete Jahjaga, familjen Rugova dhe shumë personalitete të tjera, në përurimin e shtatores së profesor Anton Çetta, udhëheqës të pajtimtarëve të Kosovës dhe misionar i bashkimit të madh kombëtar.
Emri i profesor Antonit dhe vepra e tij, janë simbol frymëzues për të punuar për kombin dhe të mirën mbarë kombëtare.
Flamuri jonë kuq e zi, e ka lavdinë tek vepra vetëmohuese e burrave e grave patriote që ashtu si profesor Çetta, janë dedikuar pa kushte dhe pa kufij në shërbim të atdheut, gjuhës dhe traditave më të mira shqiptare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *