Banorët e Lumasit janë sot në ditën e tyre të shtatë të grevës së urisë. 5 grevistët janë ngujuar që prej ditës së martë në një godinë përballë zyrave të ish-komunës Lumas. Ata kanë filluar të kenë komplikacionet e para.
Njëri prej grevistëve, Ylmi Shuaipi, i cili dje u dërgua për mjekim në spitalin e Beratit, sot është kthyer në grevë. Por në gjendje të rënduar shëndetësore janë edhe të gjithë grevistët e tjerë, të cilët kanë nisur të shfaqin probleme me tensionin, këputjen trupore dhe aritminë, duke u ndikuar edhe nga temperaturat e larta.
Vetë grevistët kanë deklaruar se nuk do ta ndalin për asnjë moment grevën e urisë, derisa kryeministri Edi Rama t’u premtojë që burimi i Sinecit nuk do të preket nga firma “Salillari”.
/Priza.al/