Dy ditë pas tërmetit shkatërrues që goditit Turqinë jugore, mediat e huaja raportojnë se më shumë se 7800 persona kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se numri mund të rritet në mënyrë dramatike, duke shtuar se nga kjo fatkeqësi mund të preken më shumë se 23 milionë persona.
Punonjësit e urgjencës punuan gjatë një nate tjetër të ftohtë, në një garë të dëshpëruar kundër kohës për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja pasi mijëra ndërtesa u shembën.
Të afërmit e viktimave të armatosur me kazma dhe lopata iu bashkuan përpjekjeve të furishme të shpëtimit në një nga qytetet turke të goditura më keq, ndërsa familjet e shqetësuara thanë se shërbimeve të shpëtimit iu desh shumë kohë për t’iu përgjigjur në disa zona.
Një gjendje e jashtëzakonshme tre mujore është shpallur në Turqi nga presidenti Recep Tayyip Erdogan në 10 provincat më të prekura nga tërmeti.
Vendet në mbarë botën po dërgojnë mbështetje për të ndihmuar përpjekjet e shpëtimit, duke përfshirë ekipet e specializuara, qentë dhe pajisje duke përfshirë Italinë, SHBA, Izraelin dhe Tajvanin.