Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar sot shqiptarët me rastin e Ditës së Verës, që simbolizon ardhjen e pranverës.
Përmes një mesazhi në rrjete sociale, Meta ka kujtuar vargjet e njohura të Ndre Mjedës, “Vaj i Bylbylit”.
“Me vargjet e mrekullueshme të poetit tonë të madh Ndre Mjeda, ju uroj të gjithëve Gëzuar Ditën e Verës!
Po shkrihet bora
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfen
Pse po gjemon ?
Gjith fushet e mallet
Blerimi i mbeloj;
Livadhi e pema
Gjith kah lulzoj.
A cile kafazi,
Bylbyl, flutro;
Nder pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto”, tha Meta.