Qytetarët në Elbasan janë konfliktuar me njëri-tjetrin ditën e sotme. Mbështetësit e dy palëve politike të PD-së dhe PS-së, janë përplasur fizikisht në bulevard.
Festimet për ditën e verës kanë bërë që në qytet të jenë të pranishëm dy liderët e forcave politike, ndaj dhe mbështetësit e tyre kanë dalë për ti pritur.
Kryeministri Rama ka reaguar në ‘Twitter’ rreth incidenteve të ndodhura në Elbasan, ku u prit me thirrjet “Rama ik”, të cilat sollën përplasje mes mbështetësve të PS-së dhe PD-së.
Kreu i qeverisë tha se në 20 vjet nuk kishte parë një turmë ulëritëse më flamuj partie, teksa tha se Basha kishte parkuar makinën në korsinë e biçikletave dhe ishte fshehur mes tyre.
“Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut&Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë!Keqardhje e madhe për #PD e kthye në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë!
Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36″! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre!”, shkruan Rama.