Në ditën Europiane të Parqeve, kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video me parqet natyrore në Shqipëri, mes tyre edhe Vjosën, i cili u shpall i tillë pak javë më parë.
“MIRËMËNGJESI dhe në Ditën Europiane të Parqeve me këtë buqetë të disa prej mrekullive të natyrës shqiptare, të ruajtura si zona të mbrojtura që si asnjëherë më parë sot përbëjnë 21% të territorit shqiptar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
E gjithë sipërfaqja e lumit Vjosa, zona bregore, një pjesë e sipërfaqes tokësore, bashkë me tre degët e lumit Drino, Bënsh, Shushicës është shpallur Park Kombëtar, me një sipërfaqja totale 12 727 hektarë.