Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken, në kuadër të ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ka bërë me dije se do të ketë sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë.
Përmes një postimi në Twitter ai ka theksuar se këto persona akuzohen për korrupsion.
“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku, ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë.”, shkruan Blinken në Twitter.
On International Anti-Corruption Day, the United States is imposing sanctions and visa restrictions on 11 corrupt current and former officials. Together, we can combat corruption and promote accountability and good governance. #IACD2021
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) December 9, 2021
Deri tani nuk dihen emrat e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në fjalë dhe shtetet nga janë.