Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Meta shkruan se mbrojtja e demokracisë është një detyrë patriotike. Ai shton se nuk është zgjidhje largimi nga vendi as nënshtrimi, por përballja më të keqën që ka mbuluar Shqipërinë.
“Mbrojtja e demokracisë është sot një detyrë patriotike. Zgjidhja nuk është largimi nga vendi, as nënshtrimi, por përballja me të keqen, që ka kapur për fyti Shqipërinë!
Dita Ndërkombëtare e Demokracisë na gjen sot në betejë dhe në krye të misionit të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të inkriminuar dhe të korruptuar!
Kjo është beteja jonë, e njerëzve të lirë, të ndershëm dhe punëtorë, e rinisë tonë të mrekullueshme! Koha nuk pret! Demokracia, Liria dhe Dinjiteti Njerëzor janë të panegociueshme”, shkruan Meta.