Dita Ndërkombëtare e Paqes, Ilir Meta: Krenar për rolin e Shqipërisë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përkujtuar këtë 21 shtator, Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Përmes një postimi në facebok Meta shkruan se këtë vit kjo ditë merr një rëndësi të madhe pasi paqja u cënua rëndë si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.

POSTIMI I PLOTË:

21 Shtatori – Dita Ndërkombëtare e Paqes

Kjo ditë e shënuar këtë vit merr një rëndësi edhe më të madhe, pasi paqja dhe stabiliteti u cënuan rëndë si rezultat i agresionit rus në Ukrainë.

Nderim dhe respekt për të gjithë ata personalitete, të cilët jetën dhe përpjekjet e tyre ja dedikuan shuarjes së konflikteve dhe luftërave të përgjakshme për të rivendosur paqen dhe për ta bërë botën një vend më të mirë dhe më të sigurtë për brezat e së ardhmes.

Krenar për rolin ndër vite dhe në mënyrë të pandërprerë që Shqipëria ka luajtur në drejtim të ndërtimit të paqes dhe ruajtjes së stabilitetit në rajon e më gjerë.

Një Shqipëri më demokratike dhe e begatë do të jetë një kontribut i shtuar për paqen

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *