Dita nis me diell, gjatë mbrëmjes pritet shtim të vranësirave

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të mbetet në ndikimin e motit të kthjellët deri orët e vona të pasdites, kur në skajin verior dhe verilindor do të ketë shfaqje të vranësirave të lehta.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të vijojnë të njëjtat kushte atmosferike.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke u luhatur nga 1°C  deri në 24°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *