Dita pa makina/ Rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë

E njoftuar prej kohësh tanimë se e diela e parë e çdo muaji do të jetë dita pa makina në të gjithë vendin, nismë e kjo nisur për të kursyer karburantin, por edhe mbajtur pastur ambientin.

Në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, rrugët do të bllokohen nga ora 09:00-15:00.

Kufizimet në Tiranë përfshijnë këto akse:

Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve në Tiranë janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

  1. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi.

Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D’Ark. Blv.Bajram Curri dhc George.W.Bush. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *