“Ditë e madhe për Shqipërinë” Meta voton së bashku me familjen

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka votuar paraditen e sotme në kopshtin numër 31 në rrugën ‘Pjetër Bogdani’ në zonën e ‘Ish-Bllokut’. Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, djali dhe dy vajzat e tyre. Në fjalën e tij për gazetarët Meta bëri thirrje për pjesëmarrje masive.

“Për herë të parë votoi edhe Era dhe ishte një kënaqësi që edhe ajo ta kishte sot këtë mundësi. Kam një lutje për të gjithë qytetarët e Tiranës. Gjëja më e rëndësishme që ka një qytetar në demokraci është vota.

Një qytetar që nuk e ushtron këtë të drejtë nuk ka të drejtë as të ankohet dhe as të kërkojë llogari. Vetëm përmes kësaj mundësie të shkëlqyer që ju garanton kushtetuta ju mund të bëhen pjesë e ndryshimit dhe t’i kërkoni llogari të gjithëve. Ditë e madhe për Shqipërinë”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *