Dashi
Nuk do të jeni shumë të kujdesshëm dhe mund të rrezikoni duke bërë ndonjë gabim. Gjatë ditës së mërkurë 15 shtator duhet të sforcoheni disi. Nga ana tjetër, kjo ditë do të jetë shumë interesante sa i takon ndjenjave.
Demi
Sa më shumë objektivi duket më i afërt, aq më tepër shtohen vështirësitë për ta arritur, sidomos nga pengesat që ju sjellin disa persona. Në raport me njerëzit përreth, nuk do të jeni shumë të disponueshëm.
Binjakët
Pritet që në punën tuaj të ketë një ndryshim. Duket sikur nuk ndiheni më rehat në të njëjtat kushte pune dhe kjo gjë ju shqetëson. Këshillohet që të tregoheni disi të duruar.
Gaforrja
Kjo ditë e mërkurë do të jetë e mbushur me shumë mundësi të cilat do ju lejojnë që të realizoni atë që dëshironi. Gëzime të vogla mund të sjellin zhvillime të mëdha.
Luani
Në sajë të Afërditës, Marsit e deri diku edhe Uranit, ripërtërtëritja juaj do të jetë e shpejtë dhe jeni gati për revansh. Por kujdes, sepse hëna në shenjë mund të stimulojë instinktin e hakmarrjes.
Virgjëresha
Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm lidhur me atë që thuhet dhe shkruhet. Mos lejoni të kushtëzoheni nga gjykimet e të tjerëve. Reflektoni, pasi ka zgjedhje të cilat nuk iu bindin.
Peshorja
Jeni të shqetësuar për financat tuaja, të cilat do ju kushtëzojnë lidhur me një blerje. Kjo nuk është dita e duhur për të bërë zgjedhje impulsive, për shkak se jeni konfuz.
Akrepi
Këtë të mërkurë do të jeni kreativ dhe do të keni ide të mira se si të përmirësoni bashkëveprimin në dashuri. Do të jeni më aktiv dhe dinamik gjatë kësaj dite dhe për këtë arsye rikuperimi do të jetë i ndjeshëm.
Shigjetari
Periudha që po kaloni është plot vështirësi dhe në një farë mënyre edhe e mundimshme. Për fatin tuaj të mirë, është Afërdita që ju lehtëson nga ana shpirtërore.
Bricjapi
Do të nisë rikuperimi për ju dhe një sukses është shumë i afërt. Në punë është momenti kur prisni një përgjigje. Por duhet të bëni durim.
Ujori
Mund të ndjeheni të lodhur fizikisht, ndoshta edhe të stresuar nga punët që keni përpara, por në fund, kënaqësitë do të jenë të shumta.
Peshqit
Përfitoni nga një ditë kur planetët janë të gjithë me ju për t’i hapur rrugën realizimit të një projekti. Jeni disi të mbyllur, por kjo nuk ju ndihmon aspak, prandaj hapjuni dikujt, pse jo edhe partnerit/es tuaj.
/Priza.al/