Tragjedi në familjen shqiptare në Greqi. Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Kretë. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në Tsikalaria të Hanias.
Motori ku udhëtonin dy të rinj, doli nga rruga dhe u përplas me një stacion autobusi. Si pasojë e ngjarjes u plagos rëndë dhe humbi jetën pasagjeri i mjetit, 18-vjeç.
Në vendngjarje mbeti i plagosur lehtë edhe drejtuesi i mjetit, i cili po merr mjekim në Spitalin e Hanias dhe ndodhet në gjendje shoku.