Një ditë e zezë për futbollin shqiptar, ku një atak kardiak i ka marrë jetën ish-futbollistit të Shpresave të Partizanit, Eduart Horanlli. Kjo është një humbje e madhe për sportin shqiptar, për familjen e miqtë.
Ai u shua në moshën 48-vjeçare, duke na lënë një plagë të madhe e të pazëvendësueshme.
Eduart Horanlli, ka qenë mbrojtës qendre tek klubi i Partizanit.
Lajmin e ka nxjerrë faqja zyrtare e ekipit të Partizanit në Facebook, ku shkruan se Eduarti ishte një lojtar shumë i mirë, pjesë e pandarë e grup moshave, që nga ekipi zinxhir i pionierëve deri te Shpresat.
Siç shihet edhe në foto, në ekipin e trajnuar nga futbollisti i madh i viteve 70-të të Partizanit, Muc Fagu, Edi ishte lojtar kryesor i Partizanit të juniorëve, njëkohësisht edhe tifoz i Partizanit.
“Miqtë e shokët humbën një shok të mirë e djalë të shkëlqyer. I shprehim ngushëllime familjes dhe të afermve. I paharruar qoftë kujtimi i tij”, thuhet në njoftim.
“Priza.al” i shpreh ngushellimet nënës së tij, motrave dhe vëllait, miqve e shokëve dhe kujtdo që e njohu dhe kaloi kohë me Eduartin.
I përjetshëm qoftë kujtimi yt Eduart Horanlli!