“Ditë historike për kombin shqiptar dhe vetë aleancën”/ Berisha përkujton hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë

Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook ka kujtuar sot 23-vjetorin  e çlirimit të Kosovës nga forcat serbe.

Ai shkruan se sot është një ditë e veçantë për kombin shqiptar dhe për vetë aleancën.

Postimi i plotë:

23 vjetori i hyrjes se NATO-s ne Kosove!

Te dashur miq, si sot 23 vjet me pare, pas tre muajsh bombardimesh te infrastruktures ushtarake te Beogradit nga fuqite ajrore te NATO-s, trupat toksore te Aleances hyne si çlirimtare ne Kosove.

Kjo eshte nje dite e shenuar historike per Kosoven, kombin shqiptar dhe NATO-n. Kjo eshte nje dite mirenjohjeje te pakufijshme per te gjithe ata qe luftuan dhe dhane jeten per lirine e Kosoves, per Aleancen e Atllantikut te Veriut, ushtrite dhe vendet anetare te saj, ne veçanti per SHBA-te dhe presidentin Bill Klinton qe udhehoqen betejen e NATO-s per çlirimin e Kosoves. Rrofte Kosova, rrofte NATO!


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *