Të ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike, kjo javë pritet të na dhuroj ditë plot me diell, ashtu sikurse i takon stinës së pranverës. Dita e hënë dhe ajo e martë do të kenë mot të kthjellët, por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Në relievet e larta malore, këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta.
Për ditën e mërkurë dhe atë të enjte, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Java mbyllet me ditën e premte me mot fillimisht të kthjellët, por me kalimin e orëve shtim vranësirash. Në orët e vona të mbrëmjes ne veriperëndim parashikohen reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe mesatar.