Ditë me emocione të forta për këto shenja, zhgënjim për të tjerat/ Horoskopi

Dashi

Nën sfondin e një dielli që do të heshtë, ndoshta më shumë se duhet për shijen tuaj, ju do të përpiqeni të mbani ndezur dialogun, për të shkëmbyer ide, pasione e ambicie. Në dashuri jeni ju që do t’i jepni tonet situatës, duke vendosur e stabilizuar prioritetet në çift. Përfitoni për t’i bërë gjërat në mënyrën tuaj. Përdorni elokuencën e Mëkrurit për të lexuar e kuptuar përtej paraqitjeve të jashtme.

Demi

Do të jetë një ditë në të cilin do të jetoni disa emocione e situata të cilat do të donit t’i ndanit me dikë, ndoshta me partnerin tuaj. Mos harroni të gjeni brenda jush entuziazmin që ju duhet. Kujdes nga Hëna sepse përveç emocioneve, mund të përjetoni një moment të komplikuar. Nëse të tjerët nuk ju duken shumë të vëmendshëm ose të dedikuar, atëherë rishikoni prioritetet tuaja dhe mos u dorëzoni në zhgënjim.

Binjakët

Do të keni shumë energji, pasion, por edhe gjëra për të bërë. Pra, jeni gati për një ritëm mujor që do t’i lërë shumë pak vend qetësisë. Një realitet kozmik do të ndërtojë me një shpejtësi paniku reflekse edhe sepse shpejtësia është pika juaj e fortë. Qetësia dhe relaksi do të shfaqen në horizont. Kujdes nga Urani i cili do të jetë planeti që do të bëjë edhe më të padurueshme e të pamenaxhueshme këtë shpejtësi. Nuk ka nevojë të tregoni padurim sepse po bëni shumë dhe mos merrni përsipër detyra të reja që rrisin presionin.

Gaforrja

Do të jetë momenti për t’u përballur me çdo dyshim, çdo hezitim dhe hamendësim, për t’i zgjidhur dhe larguar nga mendja. Bëjeni pa frikë, pa i fshehur dobësitë dhe ndjenjat tuaja. Megjithatë, mos insistoni shumë sepse mund të ketë shumë tension. Kujdes me Plutonin, planet enigmatik që do t’ju japë ndjesinë se nuk i dini të gjitha dhe dikush po bën pa dijeninë tuaj diçka që nuk ju pëlqen.

Luani

Planetet miqësorë do t’ju bindin të fokusoheni tek nevojat dhe gjithçka për të cilën mendoni se është e rëndësishme. Neglizhoni ato gjëra që në këto momente nuk mund t’ju japin përgjigje, siguri. Durimi juaj nuk është pa kufij dhe ju e dini shumë mirë kur loja ka mbaruar. Kujdes me Diellin. Mund të vendoseni në pozitë të vështirë për të mbrojtur idetë tuaja.

Virgjëresha

Do të jetë një periudhë që do t’ju bëjë të mendoni shpesh për të ardhmen, ëndrrat dhe projektet tuaja. Gjithashtu, do të jeni të detyruar të provoni t’i bëni reale, të mundshme, të vërteta. Kujdes me Marsin i cili është përgjegjës për energjinë, tensionin dhe agresivitetin. Mund të kundërshtoni atë që nuk është e nevojshme, nuk ju shërben dhe mendoni qetësisht.

Peshorja

Ndërsa ju, bashkë me Venusin do të jeni të fokusuar ndaj nevojave dhe dëshirave tuaja, partneri juaj do të përpiqet t’ua deviojë vëmendjen duke ju ndihmuar të bëni diçka përzemër, diçka që do të ndihmonte në rritjen tuaj. Kujdes me Mërkurin, planet që përshkruan cilësitë e njerëzve, ideve dhe informacioneve. Dialogjet, shkëmbimet, elokuenca do të mungojnë.

Akrepi

Edhe pse nuk u besoni shumë gjërave të thjeshta, përgatituni për një periudhë në të cilin yjet nuk do t’jua komplikojnë shumë të tashmen. Me pak fjalë, do të jeni të qetë të shijoni qetësinë e gjërave dhe të mos mendoni shumë. Kujdes me Neptunin, planet i paqartë që do t’ju bëjë të besoni çdo gjë që ju thuhet. Shijojeni këtë gjendje lehtësie pa e ekzagjeruar.

Shigjetari

Nëse nuk besoni në të tashmen dhe mekanizmat e saj, tani mund të gjeni përgjigje dhe konfirmime tek partneri juaj i cili do t’ju tregojë se i keni idetë e qarta. Lëreni veten të rrëmbeheni nga pasioni, entuziazmi dhe iniciativat e tij, të cilat ju pëlqejnë shumë. Kujdes nga Saturni, planeti i rregullave që e bën shumë të komplikuar raportin tuaj me detyrimet dhe mundësitë konkrete.

Bricjapi

Keni nevojë të shkëputeni nga pasiguria e së tashmes për të gjetur përgjigje të reja, konfirmime dhe konsensuse të ëndrrave dhe projekteve pa të cilat nuk mund të bëni. Provoni të besoni se gjithçka, edhe e ardhmja mund të jetë më e mirë. Kujdes me Jupiterin i cili mbjell dyshime dhe pesimizëm në të tashmen tuaj.

Ujori

Nëse nuk e dini ku të shkoni, çfarë të bëni, si të veproni sepse qëndroni nën mburojën e energjisë suaj, shfaqni pak entuziazëm. Në këtë mënyrë asgjë dhe askush nuk mund të prekë tonet e tij. Qëndroni vigjilentë ndaj dashurisë, Hëna do t’ju mësojë të merrni maksimumi e çdo gjëje. E pamundur të mos fitoni. Vëmendje ndaj diellit, i cili vjen me shumë energji dhe vitalitet .

Peshqit

Ndërsa do të endeni mes dyshimeve dhe mjegullave të planetit, papritmazi do të gjeni vrullin, entuziazmin dhe pasionin. Do të jetë një moment i cili do t’ju shtojë dëshirën për të ecur përpara. Kujdes me Mërkurin, planet i dashurisë dhe marrëdhënieve. Partneri juaj mund t’ju habisë sepse do t’ju vërë para disa zgjedhjeve. Më mirë bjerini rrotull duke i përmendur preferencat tuaja dhe duke mos bërë biseda ultimative.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *