Ditë për plazh? Njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendin tonë  sot e karakterizojnë , temperaturat e larta që do të jenë  prezente edhe këtë të shtunën duke bërë që të jenë disa gradë mbi vlerat normale në orët e mesditës. Moti do të jetë në ndikimin e kthjellimeve gjatë paradites. Sipas Meteoalb, pas mesdite do të ketë kalime vranësirash në zonën e ulët dhe malore. Por  vranësirat nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë  rritje  në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 40°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *