Nuk ka më shira në territorin e Shqipërisë! Dita e sotme do të jetë përvëluese ndaj bëni mirë që të evitoni pikun e vapës. Sipas MeteoAlb: Gjatë paradites vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët kryesisht në ultësirën perëndimore. Por pas mesditës parashikohet që zonat malore dhe të ulëta të kenë kalime vranësirash të lehta.
Ndërsa sërish mbrëmja dhe orët e natës largojnë vranësirat duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në Republikën e Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por nuk ndryshojnë në mesditë duke u luhatur nga 14°C në zonat malore deri në 35°C në zonat e ulëta.
/Priza.al/