Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C.
Java mbyllet me temperatura pranverore dhe të larta.
Sipas MeteoAlb: Vijon mbizotërimi i motit të kthjellët gjatë orëve të paradites. Por, pasditja do të sjellë vranësira nëpër të gjithë vendin ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe pjesërish në qendër. Edhe pse ka shtim të lagështirës në ajër nuk priten reshje në territor.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgë mbi 2 ballë.