Ditë të vështira për Pele/ Lufta me kancerin vazhdon, legjenda nuk dorëzohet

Pele është në spital prej kohësh, teksa po lufton me kancerin në zorrën e trashë. Gjendja shëndetësore sa vjen e përkeqësohet dhe sipas asaj që thuhet, kanceri ka filluar të përhapet gjerësisht.

82-vjeçari është shtruar që në datën 29 nëntor dhe aktualisht është në terapi intensive ku mezi arrin të flasë me shumë vështirësi.

Gjithsesi, pavarësisht gjithçkaje, shpresa vdes e fundit dhe fëmijët e tij, më shumë se asnjëherë, duhet të besojnë te kjo shprehje. Pranë legjendës së futbollit janë edhe familjarët, në këto ditë mjaft të vështira.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *