Ditë vendimtare për të zgjidhur rinovimin e Leaos në shtëpinë e Milanit. Siç u përsërit nga Paolo Maldini, “Djalli” duhet urgjentisht ta mbyllë çështjen përpara Kupës së Botës. Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, të martën (ose më së voni të mërkurën) është planifikuar një takim me agjentët.
Kontaktet mes Milanit dhe përfaqësuesve të lojtarit kanë rifilluar ditët e fundit. Ajo që mund të thuhet me siguri është se kampionët e Italisë dëshirojnë shumë vazhdimin e bashkëpunimit dhe për diçka të tillë, janë të gatshëm të bëjnë një sakrificë ekonomike.
23 vjeçari nga Portugalia, Leao ka kontratë deri në vitin 2024, por Milani nuk ndihet aspak e sigurtë, pasi pas derës jaën skuadra tejet të rëndësishme, të cilat mund të bindin futbollistin në të gjitha aspektet.