Ditë zie për futbollin spanjoll/ Ndahet nga jeta legjenda madrilene, 6 herë fitues i Champions League

Ish ylli i Real Madrid në vitet 50-60, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Francisco Gento ishte një nga mesfushorët më të mirë të kohës së tij dhe një rekordmen absolut në Champions League duke fituar 6 herë kupën.

Ish-lojtari, ishte president nderi i Real Madrid, një detyrë të cilën e kishte marrë nga miku i tij legjenda Alfredo Di Stefano. Për shumë vite ata kanë ndarë sukseset më të mëdha në skenën e futbollit botëror. Kjo dyshe ishte ajo që ndihmoi më shumë Realin që të kthehej në skuadrën më të mirë në Europë duke fituar 5 Kupa Kampionesh radhazi, një rekord që vështirë se mund të përsëritet më.

Gento u largua nga Real Madrid në vitin 1971, me 23 tituj zyrtare të fituar si futbollist, një rekord të cilin një gjysmë shekulli më vonë e barazoi Marcelo me trofeun e Superkupës së dy ditëve më parë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *