“Përulësisht i uroj edhe 100 një heroi të mendimit shqiptar, Profesor Rexhep Qoses”, shkruan Rama në Facebook.
Profesor Rexhep Qosja, feston sot 85 vjetorin e lindjes, ndërsa ndër vite, vlerësohet dhe nderohet për kontributin që i ka dhënë letërsisë shqipe.
Kush është Profesor Rexhep Qosja
Tri vite më vonë, Qosja u pranua asistent në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe gjatë viteve 1967/68 specializoi shkencën e le¬tërsisë në studimet e shkallës së tretë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit. Më 1969 u zgjodh bashkëpunëtor shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1971 Rexhep Qosja mbrojti tezën e doktoratës mbi jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit me punimin “Asdreni, jeta dhe vepra e tij” në studimet e tij pasuniversitare në Universitetin e Beogradit.
Pas doktorimit, më 1972, u zgjodh, një herë bashkëpunëtor i lartë e pastaj, këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik. Pas ndryshimeve politike më 1990 në Shqipëri, Qosja u bë ndër kritikët më të zëshëm të kulturës dhe elitës politike.
/Priza.al/