Ditëlindja u kthye në tragjedi për çiftin e ri/ Identifikohen edhe 2 viktima të tjerë që humbën jetën në Bullgari

Identifikohen dy viktima të tjera që humbën jetën sot në aksidentin në Bullgari. Bëhet fjalë për një çift shqiptar, një 27-vjeçar dhe e fejuara e tij, të cilët kishin shkuar në Stamboll për të festuar ditëlindjen.

Ata janë identifikuar si Gazmend Ukali, 27 vjeç, nga Kërçova dhe Albina Beluli, 23 vjeçe nga Tetova. Gazmendi ishte pjesë e zyrës së kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ndërsa të premten festoi ditëlindjen e 27-të me të fejuarën e tij në Stamboll.

Lajmi është konfirmuar edhe nga kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili ka shprehur keqardhjen e thellë për këtë tragjedi të madhe.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *