Diva e kinematografisë, Monica Belluci është fotografuar në numrin e ri të revistës gjermane ‘MADAME’ e veshur me bluzë transparente dhe pa reçipeta, duke dëshmuar se ajo mbetet një simbol i bukurisë.
58-vjeçarja shpjegoi se çfarë do të thotë feminizëm për të, duke thënë se: “Feminizëm për mua është të jem rehat me feminilitetin tim”. Duke folur për peshën dhe trupin e saj, ajo u shpreh se: “Unë nuk jam e fiksuar pas peshës sime. Unë kam qenë gjithmonë një grua me forma të lakuara, kurrë e hollë, kjo është natyra ime. Edhe dua të plakem në paqe. Kur të jesh 50 ose 60 vjeç ju nuk keni të njëjtat nevoja si kur jeni 20 vjeç. Ndryshimi i madh vjen kur keni fëmijë. Ju ndaloni së qeni qendra dhe dilni e dyta. Kjo na jep një tjetër perspektivë.”
Më pas ajo theksoi se nuk dëshiron të mbajë dieta strikte dhe sfilitëse dhe as të “shkrihet” në palestër për të theksuar imazhin e saj trupor. Belluci ka përmendur se bën pilates për të qëndruar në formë dhe kur ndjen se ka tejkaluar kufijtë e saj, kujdeset për disa ditë dietë. “Ka shumë momente të ndryshme në jetën e dikujt. Kur je i ri, ke bukurinë e rinisë, bukurinë e një momenti biologjik në jetën tënde. Por jeta vazhdon”, shtoi ajo.
Ndërsa, për fëmijët e saj me Vincent Cassel ajo tha se: “Kemi shumë vite të ndarë, por kur je prind, je prind përgjithmonë. Është bukur të kemi një marrëdhënie të mirë për fëmijët tanë. Jemi bashkë sa herë që mundemi”.
Ish-çifti i ndarë prej 13 vitesh kanë së bashku dy vajza, Deva 18-vjeçare, e cila tashmë është një modele e suksesshme dhe Leoni 12-vjeçare.