Çifti i njohur Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi, i kanë dhënë fund martesës së tyre 25 vjeçare. Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi janë dy artistë për vite rrëmbyen zemrat e shqiptarëve. Kujtojmë se ata kanë dy fëmijë, Erën dhe Drinit.

Dyshimet për divorcin e tyre lindën menjëherë pasi ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në “Instagram” dhe kishin fshirë fotot. Por mesa duket çdo ka nisur kur, Shpëtimi vendosi të rikthehej në Shqipëri para pandemisë, ku dhe investoi për studio muzikore në Tiranë. Shpenzimet e shumta për biznesin e ri, krijuan dhe krisjen e marrëdhënies së tyre, duke bërë që Shpëtimi të marrë vendimin për të qëndruar në Tiranë, ndërsa Mira me dy fëmijët në SHBA.

Teksa po tenton të humbasë ‘mendjen’, Mira Konçi po përgatit këngën “Era” (njësoj si emri i vajzës së tyre), për t’u rikthyer kështu edhe në skenë.

Asnjëri prej tyre se ka pranuar publikisht, por Mira ka zgjedhur të flasë me nënkuptime. Një “InstaStory” në profilin e Mira Konçit ishte një kunjë e vërtetë, pasi të gjithë po mendojnë se ia ka drejtuar Shpëtim Saraçit.

“Asnjëherë mos bëj sërish mik një person që është përpjekur të të shkatërrojë karakterin, paratë apo marrëdhëniet e tua. Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën e tij për t’u bërë një gjarpër më i madh”, shkruhet në shprehjen që ka shpërndarë ajo.

Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi janë ndër figurat më të njohur të viteve ’95 ajo si këngëtare e ai kompozitor i dhjetëra hiteve.

Ndahet Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi? - Balkanweb.com - News24

foto galeri

FOTOT/ Për Mira Konçin vitet kanë ngecur! Në superformë dhe plot freski gruaja e Shpëtim Saraçit mbetet e njëjta pavarësisht moshës – Dosja AL

Mira Konci's daughter and Shpëtim Saraçi celebrates her diploma in USA, see the full family profile

Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi i japin fund martesës? Detajet që na bëjnë të gjithë të dyshojmë - Vip-Magazine.al

Sensational! Shpëtim Saraçi and Mira Konçi end the marriage? Here are the details that raise doubts - Gossip

/Priza.al/