Dj PM i propozon Sarës? Pamjet nga shtëpia e BBV po bëjnë xhiron në rrjet

Dj PM siç duket nuk ka ndërmend të heqi dorë kollaj nga pëlqimi i tij brenda shtëpisë. Sara është vajza që Dj i njohur ka shprehur pëlqim që në hyrjen e tij brenda shtëpsië së Big Brother Vip. Këtë herë në shenjë humori, Pajtimi është ulur në gjunjë për t’i “propozuar” Sarës dhe kjo gjë ka shkaktuar humor te banorët.

Ajo e ka marrë me shumë sportivitet veprimin e këtij të fundit duke thënë “po”, ndërsa Pajtimi i ka vendosur në gisht unazën që i kishte marrë Sabianit.

Blogeria është treguar më e rezervuar që në momentin kur Pajtimi i shprehu hapur që e pëlqen dhe do donte të kishte me të diçka më tepër se shoqëri, duke i thënë se nuk ka hyrë në BB Vip për të krijuar lidhje.

Për raportin e saj me Dj PM ka folur edhe motra e Sarës, e cila ka treguar se e ka këshilluar duke i thënë asaj që të mos lidhej me asnjë brenda shtëpisë, por të luante një loje të pastër.

“I kam dhënë shumë këshilla para se të hynte në BB VIP. I thashë dil vetëm nga aty. Nuk isha dakord që të lidhej me banorët që ishin aty, por më pas pati hyrje të reja. Sarah zakonisht është më e prirë të jetë më e lirshme, por tani që e di që PM e ka qejf është më e rezervuar”, ka treguar ajo në emisionin “Goca dhe Gra”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *