Dj Sardi do të bëhet baba për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka konfirmuar vetë ai përmes disa fotove shumë të bukura, të publikuara në Instagram.
Sardi shfaqet me partneren e tij, e cila ka ekspozuar barkun e rrumbullakosur. Ai shprehet i emocionuar dhe se mezi po pret ditën që ta mbajë në krahë bebushin.
“Nje miks ndjenjash… E di qe te dua edhe pse nuk te kam takuar akoma … I emocionuar cdo dite e me shume. Duke pritur diten qe do te te mbaj ne krah, te te shoh te rritesh, te lozim, dhe te qeshim bashke. Mami dhe babi mezi po te presin… Te duam shumee”, ka shkruar Sardi.
Kujtojmë që DJ dhe partnerja e tij, Jonisa janë prej kohësh në një lidhje dashurie. Ai ka treguar më herët se njiheshin që nga koha e gjimnazit dhe pasi u takuan vite më vonë me njëri-tjetrin vendosën që të lidheshin.