Djali i Gaddafit kandidon zyrtarisht për president të Libisë!

Pas një dekade në forma të ndryshme burgimi, Saif al-Islam Gaddafi del në Sebha, Libinë jugore, për të dorëzuar dokumentet e tij të kandidaturës për zgjedhjet presidenciale të planifikuara për muajin e ardhshëm.

Djali i ish-liderit libian Muammar Gaddafi, Saif al-Islam, ka kandiduar për zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen në dhjetor, e këtë e ka konfirmuar për mediat lokale një anëtar i komisionit zgjedhor.

“Saif al-Islam ka paraqitur kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në zyrën e Komisionit Zgjedhor në Sabhi në jugperëndim të Libisë”, ka shtuar ky zyrtar për televizionin El-Ramsi.

Libia u zhyt në kaos në vitin 2011, kur edhe u rrëzua nga pushteti dhe u vra lideri shumëvjeqar Muammar Gaddafi. Viteve të fundit ky vend është ndarë në dy qeveri paralele, ata që kontrollojnë lindjen, e tjetra pjesën perëndimore të Libisë. Secila prej tyre ka pasur mbështetjen e njësive paramilitare dhe të disa shteteve.

Armëpushimi është në fuqi nga tetori i vitit të kaluar, e tani këtë vend po e menaxhon qeveria transitore që ka për detyrë ta përgatis vendin për zgjedhjet e dhjetorit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *