Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Koraçevski ka shtruar një darkë në Ohër me liderët e vendeve që janë pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”
Në këtë darkë ka marrë pjesë kryeministri Shqiptar Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeministri I Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Por ajo që bie më shumë në sy është se pjesë e tavolinës është edhe Alex Soros, djali i filantropit George Soros.
Në këtë samit pritet të nënshkruhet një marrëveshje për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, si dhe memorandume për bashkëpunim kulturor dhe në fushën e turizmit.
Në samit nuk mori pjesë as këtë herë Kosova pasi kryeministri Albin Kurti refuzoi ftesën e kryeministri të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.