‘Djali i hallës nuk më ka përdhunuar’/ Flet adoleshentja që ia mbathi nga shtëpia, zbulon aventurën e ‘rrezikshme’ me kushëririn

Detaje të tjera janë zbuluar në lidhje me largimin e 17-vjeçares nga banesa e saj në Durrës. Pas 1 muajsh kërkimesh në zonën e plazhit ajo është gjetur sot.

Adoleshentja ka deklaruar në polici se jetonte me djalin e hallës. Ajo tha se me të kishte dhe një raport intim, pavarësisht lidhjes së tyre të afërt të gjakut.

Madje ajo pohon se ishte e rritur dhe se prindërit nuk kishin arsye që të bëheshin merak.

“Kam shkuar me dëshirë dhe nuk më ka përdhunuar. Kam qëndruar vetë më dëshirën time në shtëpinë e kushëririt. E kam djalë halle. Nuk kam dashur të lajmëroj prindërit. Doja të jetoja e qetë. Nuk kishin pse të bëheshin merak. Unë tani jam e rritur”, mësohet të jetë shprehur 17-vjeçarja në polici.

Ndërkohë, burime policore bëjnë me dije se 24-vjeçari me inicialet Sh. F., është shpërndarës droge.

Ndërkohë, në banesën e tij që kishte marrë me qira në zonën e Plazhit në Durrës, atij iu gjetën rreth 400 gramë lëndë narkotike kanabis, ndërsa tashmë ndodhet pas hekurave.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *