Djali i kryebashkiakut të ‘New York’ ndjek ëndrrën e repit në Shqipëri, konkuron në ‘Kënga Magjike’

-Djali i kryebashkiakut të New York-ut Eric Adams, po ndjek ëndrrat e tij të repit në Shqipëri. Kështu nis artikullin ‘Ny Post’ për Jordan Coleman, i njohur si reperi “Jayoo”. Ai u ngjit në skenë të mërkurën në ‘Kënga Magjike’. Coleman mbante si aksesor syze dielli të zeza dhe doli pa bluzë për performancën e tij në skenë.

Ende nuk dihet nëse kryebashkiaku Adams, i cili nuk e ka me qejf pasionin e djalit, të jetë pajtuar me veprimet e tij të fundit. Coleman, i cili aktualisht punon në departamentin e filmit në Jay-Z’s Roc Nation, ka muaj që ka reklamuar paraqitjen e tij të ardhshme në konkursin në Shqipëri.

“Po kërkoj të jem një artist ndërkombëtar rap, ky ishte një hap i madh në atë drejtim”, shkroi ai në një postim në Instagram pas performancës së tij fillestare në shtator. Ai u kthye në skenë të mërkurën për gjysmëfinalet e konkursit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *