Një vëzhgues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Qukës Skënderbej të bashkisë Përrenjas, Stiven Faqolli është dhunuar. Në një denoncim për mediat ai tregon se u dhunua nga djali i kryeplakut të fshatit, Amarildo Kovaçi.
‘Më dhunoi Amarildo Kovaçi, djali i kryeplakut të fshatit. Gjithmonë krijon konflikte“, tregoi ai.
Rastin e ka denoncuar kandidatja e opozitës në Prrenjas, Suzana Topi e cila ndodhej krahë Faqollit, teksa u shpreh se incidenti ka ndodhur në nisje të procesit të votimit mëngjesin e sotëm, ndërsa theksoi se përgjegjës për ngjarjen janë një grup huliganësh të veshur me pushtet.
“Sot në Qukës, Skënderbe është përgjakur procesi i votimit. Një grup huliganësh kanë goditur vazhguesin tim të jashtëm dhe e shikoni se në çfarë gjendje është bërë. Një proces i cili që ka filluar në orët e para të mëngjesit është përgjakur dhe është intimiduar nga persona të cilët janë të veshur me pushtet. Jam këtu për ta denoncuar rastin, sepse është pikërisht armata shtetërore e cila është përballë nesh”, tha Suzana Topi.