‘Djali i nënës’, aktori i famshëm turk me prejardhje shqiptare flet shqip në rrjete sociale

Aktori i njohur turk, Burak Yoruk, i cili momentalisht është pjesë e serialit ‘Ask Mantik Intikam’ ka prejardhje shqiptare. Ai ka një karrierë të arrirë në fushën e aktrimit në Turqi dhe numëron disa role të suksesshme.

Aktori publikoi një foto, ku duket mjaft i pashëm në Instagram, por vëmendjen e tërhoqi përshkrimi që kishte shkruar.

“Djali i nënës”, ka shkruar aktori në shqip duke u treguar të gjithëve gjuhën e bukur dhe atë të zemrës së nënës së tij.

Burak nuk e ka mohuar asnjëherë prejardhjen shqiptare, madje përmes një videoje në Youtube ka treguar se nëna e tij është nga Shqipëria dhe se di të flasi disa fjalë shqip.

“I di disa fjalë, çka po bon, mirë, ti qysh je”, ka thënë aktori.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *