Djali i tij lindi ditën e Pavarësisë, Gold Ag bën urimin e veçantë për vogëlushin

Dy vite më parë, Gold Ag u bë baba për herë të parë. Djali i tij, Gueril erdhi në jetë më 28 Nëntor. Reperi nuk mund të ishte më i lumtur se kaq pasi ishte shprehur dhe më parë se dëshironte shumë që i biri të vinte në jetë në një datë kaq të rëndësishme për shqiptarët.

Sot, vogëlushi bën dy vjeç dhe në mesnatë reperi i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla. Teksa ka ndarë një foto të Guerilit të veshur me veshje popullore, reperi ka shkruar: “Urime ditëlindjen shpirti i babit, jetofsh sa vet Shqipnia, GUERIL.”


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *