Pak më parë ka ndodhur ngjarje e rëndë në Elbasan ku një 55-vjeçar i identifikuar si Elmas Kalija, ka plagosur me thikë gruan e tij Shkëlqime Kalija dhe komshiun e tij Enver Sula i cili ndërhyri për t’i ndaluar.
Konflikti mes çiftit mendohet të ketë nisur, pasi autori dyshonte se e tradhtonte gruaja.
Ndërkohë nëna e autorit ka folur për mediat ku ka treguar se djali i saj në fakt ishte një person me probleme mendore dhe kishte disa muaj që nuk kishte pirë ilaçet gjithashtu nëna e autorit tha se mes çiftit nuk kishte konflikte të mëparshme.