Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e sotme në Divjakë, ku djali Andrea Stase mbyti babain e tij Mitër Stase.
Njëri prej të afërmve të familjes Stase ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e 85-vjeçarit nga djali i tij, pasditen e sotme. Në një prononcim për mediat, i afërmi tha se të dy kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin prej kohësh, derisa situata ka degraduar në këtë pikë.
“Kanë patur debate, por unë nuk kam qenë prezent, djali jetonte këtu, nuk mund të jap informacion të saktë, unë e kisha xhaxhanë tim, ata bashkë jetonin,”-tha ai për mediat, duke mos preferuar që të identifikohej. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Remas të Lushnjës, ku Andrea Stase, dhunoi dhe mbyti të atin e tij.